Shqipëria
Mafia shqiptare dhe korrupsioni në poste të larta në Shqipëri, në fokus të medieve gjermane
Në një reportazh të zgjeruar televizioni gjerman ZDF ka trajtuar fenomenin e kriminalitetit të shqiptarëve në këtë shtet.
Reportazhi i titulluar “Mafia shqiptare, droga, armët dhe nderi i plagosur” tregon me detaje se si funksionojnë rrjetet e trafikimit të drogës dhe armëve.
“Policia e Berlinit po heton bandat rivale shqiptare të drogës që kanë dominuar prej vitesh tregtinë e drogës në kryeqytet. Ndërsa klanet shqiptare deri më tani janë konsideruar si tregtarët kryesorë të kanabisit në Gjermani. Ata tani po nxjerrin fitime shumë më të larta në biznesin më fitimprurës të kokainës”, thuhet në reportazh.
Autori gjerman thekson se korrupsioni deri në postet më të larta politike bën që shumica e shqiptarëve të dyshojnë për aparatin shtetëror, duke u besuar rregullave të pashkruara të “Kanunit”, i cili e vendos familjen mbi gjithçka dhe karakterizohet nga terma si nder dhe gjakmarrje.
Në mes të Gjermanisë, “tradhtarët” shqiptarë që kundërshtojnë bandat dënohen me të ashtuquajturat vrasje nderi. Përveç trafikut të drogës, në të cilin familjet shqiptare u ngritën nga partnerë të vegjël të mafiozëve italianë në importues të drejtpërdrejtë në Amerikën e Jugut, pazaret e armëve, vjedhjet dhe prostitucioni janë ndër aktivitetet kryesore kriminale të kriminelëve shqiptarë.
Të favorizuar nga politika liberale e vizave në Shqipëri, autorët ndryshojnë identitetin e tyre sa herë të duan dhe kjo e bën edhe më të vështirë për hetuesit gjermanë kërkimin dhe hetimin. Kodi i heshtjes ndalon gjithsesi çdo bashkëpunim me policinë gjermane nën kërcënimin e vdekjes.
Klanet mafioze shqiptare kanë dominuar prej kohësh tregun e drogës në të gjitha qytetet kryesore gjermane, veçanërisht në Berlin dhe Frankfurt. Për shkak të komunitetit të fortë shqiptar dhe kosovar në Zvicrën gjermanishtfolëse, trekëndëshi kufitar me Francën në Bazel ka qenë një pikë e nxehtë për kontrabandën e drogës dhe armëve për vite me radhë.
Kultivimi masiv i kanabisit, veçanërisht në luginat e thella malore në veri dhe jug të vendit, i siguron popullatës fermere të ardhura më të mira se puna klasike në terren. “Brutaliteti i përditshëm me të cilin veprojnë bandat shqiptare të drogës në mes të Gjermanisë, i dallon ato nga organizatat tashmë shumë më diskrete, siç janë klanet mafioze italiane. Duke depërtuar në biznesin global të kokainës, ata tani po merren me shuma të mëdha parash, në miliarda”, përfundon reportazhi i ZDF-së.
VIDEO:
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë














