Sport
Zejnullahu refuzon Kosovën për ekipin
Futbollisti Eroll Zejnullahu ka thënë se është i përqendruar vetëm te skuadra e tij, Union Berlin, derisa ka shtuar se udhëtimet dhe mosaktivizimi te Kosova i kanë kushtuar me minutazhë të vogël në skuadrën gjermane
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Eroll Zejnullahu dëshiron të japë maksimumin për skuadrën e tij gjermane, Union Berlin, shkruan albinfo.ch.
Zejnullahu dëshiron të përqendrohet tërësisht te skuadra nga Bundesliga 2, madje, duke lënë anash edhe Përfaqësuesen e Kosovës.
Ai ka qenë i ftuar te Kosova rregullisht, por pa luajtur në ndeshjet e fundit. “Jam i fokusuar vetëm te skuadra e Union Berlinit. Nuk e nëse do të shkojë në mars për të luajtur me Kosovën. Patjetër se do të mendoj tri herë para se të udhëtoj”, ka thënë Zejnullahu për mediat gjermane.
Pikërisht këto udhëtime ka fajësuar ai se kanë ndikuar që të ketë më pak paraqitje të Unioni. “Nuk do të shkoj të luaj me Përfaqësuesen e të luaj vetëm një minutë dhe të humbas ndeshjet me skuadrën e Unionit. Fillimisht do të flas me trajnerin e më pas do të vendosim”, theksoi futbollisti kosovar.
Skuadra e tij Union Berlin të premten mundi Bochumin, por futbollisti kosovar nuk u aktivizua për asnjë minutë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












