Bota
Zelanda e Re: Ndalohet përdorimi i borisë në tunel
Shoferët në Zelandë të Re, të cilët përdorin tunelin e Malit Viktoria, më nuk do të guxojnë t’i bien borisë derisa kalojnë këtu. Ky vendim u soll pas lobimit të asamblistit Chris Calvi Freeman. “Asnjëherë s’do të mund t’ua ndalojmë të gjithëve. Por, së paku ia dolëm t’i bindim disa prej shoferëve të mos i bien borisë. Duhet të tentojmë ta heqim këtë shprehi, e cila ekziston tash e 80 vjet.
Njerëzit mendojnë se shprehitë e këqija nuk hiqen, por nuk besoj në këtë”, tha ai. Calvi-Freeman shtoi se boria që dëgjohej në tunel, ishte shumë e bezdisshme për këmbësorët dhe çiklistët, të cilët e ndajnë këtë hapësirë me ngasësit. Tradita e borisë filloi qysh në vitet ‘30 dhe ishte nderim për një vajzë të re, e cila ishte vrarë në afërsi, përcjell albinfo.ch
Në anën tjetër, vetë banorët ishin të ndarë sa i përket përdorimit të borisë, derisa disa pohojnë se tingulli i lidh njerëzit, të tjerët megjithatë janë kundër. Agjencia e Transportit e Zelandës së Re aktualisht është duke shqyrtuar nëse do të fusë në përdorim sinjalizimin e ri në tunel për t’i inkurajuar ngasësit e veturave të mos e përdorin borinë.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














