Lajme
Zelanda e Re rihap kufijtë pas më shumë se dy vjetësh
Bëhet e ditur se edhe Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, përcjell albinfo.ch.
Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.
Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli.
Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit.
Ky vend me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi.
Qeveria zelandeze ka thënë se numri i ulët i viktimave është rezultat i strategjisë së izolimit, si dhe politikave të testimit të shpejtë dhe gjurmimit.
Koronavirusi, i cili shkakton sëmundjen COVID-19, ka shpërthyer për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur atë pandemi në mars të vitit 2020.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 513 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 6.2 milionë kanë vdekur.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar












