Lajme
Zelensky flet para Kongresit: Jetojmë çdo ditë “11 Shtatorin”
“Ukraina është mirënjohëse për ndihmën e Shteteve të Bashkuara, por kemi nevojë për më shumë”. Me ketë mesazh ju drejtua ligjvënësve amerikanë presidenti Volodimir Zelenski, në një fjalim historik nga Kievi i përfshirë në luftë.
Ovacione dhe thirrjet “Lavdi Ukrainën” pushtuan sallën, ndërsa kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve, Nancy Pelosi, i dha fjalën njeriut që po udhëheq me vendosmëri rezistencën kundër Rusisë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Presidenti ukrainas risolli në kujtesë tmerrin e sulmeve terroriste të 2001-shit, dukë thënë se Ukraina po e përjetonte çdo ditë 11 shtatorin teksa luftonte me forcat e Vladimir Putin. Zelenski përsëriti thirrjen për më shumë ndihmë ushtarake dhe atë për shpalljen e zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.
“Trupat ruse kanë hedhur më shumë se 1000 raketa në Ukrainë dhe bomba të panumërta. Ata përdorin dronë për të na vrarë me precizion. Ky është një terror që Europa nuk e ka parë për 80 vjet. Ne po presim për një përgjigje. A po kërkojmë shumë? Të shpallet një zona e ndalim fluturimit mbi Ukrainë për të shpëtuar njerëz. A është shumë? Një zonë humanitare, në mënyrë që Moska të mos terrorizojë më qytetet tona të lira”, tha Zelensky.
Duke i njohur meritat presidentit amerikan Joe Biden për përfshirjen personale në sigurimin e ndihmave, Zelenski këmbënguli për më shumë sanksione deri sa makineria ushtarake ruse të ndalet. Ai sugjeroi të ndëshkohen të gjithë politikanët e Federatës Ruse dhe të tërhiqen të gjitha bizneset amerikane.
“Të gjitha kompanitë amerikane duhet të largohen nga tregu rus menjëherë, pasi ai është i mbushur me gjakun tonë. Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”.
Si pjesë fjalimit në Kongres, Zelensky shfaqi një video emocionuese që tregonte Ukrainën në kohë paqe dhe gjatë luftimeve në 3 javët e fundit. duke e quajtur këtë si luftën më të madhe në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore, presidenti tha se nuk kishin menduar asnjë sekond të dorëzoheshin, edhe pse çdo ditë jetonin nën breshërinë e sulmeve. Fjalimin e tij e mbylli me një mesazh të pasionuar për Biden, duke i kërkuar të bëhet lideri i paqes.
“Paqja në vendin tuaj nuk varet më nga ju dhe populli juaj. Varet nga ata pranë jush, ata që janë të fortë. I fortë nuk do të thotë i madh. I fortë është të jesh i guximshëm dhe i gatshëm për të luftuar për jetën e qytetarëve të tu dhe të botës. Presidenti Biden, ju jeni lideri i vendit tuaj. Shpresoj që do të bëheni edhe lideri i botës dhe rrjedhimisht lideri i paqes”, tha Zelensky.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













