Lajme

Zenel Hoxha shpallet “Kalorës i St George” në Austri

Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit.(St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve

Presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptaro-Britanike, një nga themeluesit e Partisë Demokratike Zenel Hoxha është vlerësuar të shtunën në Austri. Duka i Habsburgëve (Archduke Karl von Habsburg) deklaroi dhënien e dekoratës së lartë: Kalorësi i Urdhërit të Shën Gjergjit.(St.George Order) të Perandorisë Habsburg, por tashmë njihet edhe si Urdhër i Europës dhe i Habsburgëve. Ky Urdhër i Lartë është themeluar në vitin 1469 nga Papa Piu i dytë dhe Franc Jozef, Perandor i Austrisë, si simbol i qëndresës në mbrojtje nga rreziku Otoman. Ky “Urdhër i Lartë” u ndalua nga Napoleoni dhe nga Hitleri, por u rikthye nga familja Perandorake e Habsburgëve në vitin 1951. Aktualisht ky “Urdhër i Lartë” konsiderohet Urdhër Europian, i cili simbolizon, mbron, promovon vlerat dhe arritjet e vendeve në kontinentin Europian. Lajmi  për vlerësimin është bërë publik nga vet z.Hoxha në rrjetin social FB kur thekson se: -“ Emocione të jashtëzakonshme pas momentit të vlerësimit nga Perandoria e Habsburgëve, “St George, Europian and Habsburg Order”, të cilët kanë bërë shumë për Shqipërinë. Kënaqësia dyfishohet kur nipi i Winston Churchill (Randolph-Churchill)  dekorohet në të njëjtin moment.  Jam i nderuar që ky vlerësim më  jepet si shqiptar. Ngjarja e sotme është një angazhim i madh për mua, për të ardhmen e Shqipërisë”. Po në një status tjetër në FB, z.Hoxha me flamurin e Austrisë në duar shton: -“Jam i nderuar edhe nga fakti se 100 vjet më parë, Perandori Kaiser Karl Jozef dekoroi më 17 Prill 1917, disa patriotë të shquar si Dom Nikoll Kaçorri, Elez Isufi etj. Ky Flamur i Perandorisë të Habsburgëve, bëri të mundur mbrojtjen e Flamurit tonë Kombëtar që nga 28.12.1912. Mirënjohje Austrisë dhe burrave të shquar të saj, për atë që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Dhe gjatë ceremonive të dekorimit të “Kalorësve të Europës dhe Perandorisë të Habsburgëve”. Pata kënaqësinë të prek me një ndjesi mirënjohje garantorin e Flamurit tonë Kombëtar në ditë të vështira”.

Ceremonia
Në një ceremoni madhështore në Kufstein të Austrisë, u mblodhën anëtarë të shtunën (Kalorës dhe Damage) të Urdhërit të St George.  Ky Urdhër u themelua në vitin 1469 nga Papa Paul II dhe Mbreti i Austro-Hungarisë Francis Joseph I-rë, për të mbrojtur Krishtërimin dhe European nga rreziku që vinte nga Perandoria Otomane por që atëherë ka shërbyer në funksion të nevojat të kohës si mbrojtës i të drejtës, pavarësisë dhe prosperitetit të Perandorisë të Habsburgëve.
“Napoleni dhe Hitleri e ndërprenë këtë Urdhër menjëherë pas pushtimit në kohët e tyre. Biles Napoloni mori edhe shpatën e Habsburgeve  e cila ju kthye Habsburgeve pas rënies të Napolonit. Shpata ishte e njëjta që Arkduka dje përdori dhe ceku shpatullat e mia gjatë ceremonisë të dekorimit. Pra është një nga Urdhërat më të lartë, historik jo vetëm të Austrisë, por më gjerë. Ky fakt shton, vlerësimin dhe është krenari e që unë prej dje,jam mbajtës i tij. Në ditët e sotme Urdhëri i St George ka marrë edhe një dimesion tjetër, atë Europian, promovimin e vlerave të veçorive të çdo vendi në kontekstin e Bashkimit Europian, si atyre që janë anëtarë por edhe për ato që janë në proces anëtarësimi: Motoja është anëtarësim dhe funksionim në BE si vende me të drejta të barabarta për çdo anëtar duke ruajtur kështu diversitetin kulturor, historik dhe për më tepër atë nacional. Sot Urdhëri me moton: Së bashku njerëz të spikatur dhe të nderuar, të kontinentit Europian e më gjerë, drejtohet nga pinjolli i familjes se Habsburgëve(të ish Perandorisë së Austro-Hungarisë)  Karl von Habsbur”- thotë Zenel Hoxha.
Kalorësit e Urdhërit kurorëzuan në meshën e mbajtur nga Krye Peshkopi i Austrisë, të përzgjedhurit e nderit: zotin Zenel Hoxha “Për kontributin në luftën kundër komunizmit, si edhe në afrimin e popujve përmes promovimit të vlerave kulturore, historike, ekonomike si edhe vizionin dhe arritjet e tij politike dhe profesionale”.  Në të njëjtën kohë u dekorua edhe trashgimtari  i  ish-kryeministrit Britanik Winston Churchilli – Randolph Churchill.
Katedralja e Kufstein, ishte mbushur me anëtarë të Urdhërit dhe familjarë,  të cilët ndoqën meshën e drejtuar nga Peshkopi i cili bekoi të pranishmit dhe kandidatët e para marrjes të Urdherit të Lartë: Kalorës të Europës dhe të Perandorise së Habsburgëve. Pastaj në një ceremoni mbretërore zoti Zenel Hoxha preket tre herë në krahë,  me shpatën e familjes së Habsburgëve,për ta mirëpritur në Urdherin e St George, e pastaj me vendosjen e medaljes së nderit, dhurimin e deklaratës përkatëse dhe veshjen me mantelin simbol të Urdhërit: Mëndafsh i zi me logon e Shenjtit George në kalë duke vrarë një dragua. Të gjithë të pranishmit janë shoqëruar në Konventen e anëtarëve të Urdhërit.