Maqedonia

Zëvendëskryeministrat maqedonas, me rritje pagash

Zëvendëskryeministri Koço Angjyshev, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Hazbi Lika do të kenë rritje të pagave për 8000 denarë.

Qeveria ka dërguar propozimin në Kuvend për rritjen e pagave të zëvendëskryeministrave për rreth 130 euro, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.

Me këto ndryshime në Ligjin për pagat e funksionerëve, koeficienti për përcaktimin e pagave të zëvendëskryeministrave të qeverisë do të llogaritet me koeficient 4.00.