CH-Ballkani
Zgjatet mandati i trupave gjermane në Kosovë
Bundestagu gjerman me një shumicë të madhe votash miratoi vazhdimin edhe për një vit të misionit të Bundeswehrit në kuadër të KFOR-it në Kosovë.
Bundestagu gjerman miratoi vazhdimin e misionit të ushtarëve gjermanë në Kosovë. Bëhet fjalë për misioni më i vjetër aktualisht i Bundeswehrit jashtë vendit.
Sic raportojnë mediat gjermane për këtë vendim kanë votuar shumica e deputetëve gjermanë: 532 deputetë ishin për vazhdimin e manditit në Kosovë, ndërsa vetëm 60 kundër.
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është aktualisht më i gjati dhe ka filluar para 18 vitesh (në vitin 1999, pas tërheqjes nga Kosova të trupave serbe).
Aktualisht në Kosovë, në kuadër të Kosovo Force (KFOR) ndodhen rreth 770 ushtarë gjermanë. Por mandati i Bundestagut lejon angazhimin njëkohësisht të deri në 1850 ushtarëve gjermanë në Kosovë.
Pjesa tjetër e kontigjentit është në gjendje gatishmërie dhe mund të dërgohen në Kosovë në rastet emergjente, siç kanë qenë për shembull trazirat në veri të Kosovës.
Misioni i ushtarëve gjermanë në Kosovë është i dyti më i madhi i Bundeswehrit, pas Afganistanit.
Ky mision do të kushtojë në 12 muajt e ardhshëm rreth 47 milionë euro.
Por shumica e deputetëve gjermanë janë të mendimit se ky është një mision shumë i arsyeshëm dhe i suksesshëm për ruajtjen e paqes dhe qetësisë në Kosovë. Mandati i ushtarëve gjermanë në Kosovë vazhdohet çdo vit.
Aktualisht në të gjitha misionet ndërkombëtare janë angazhuar rreth 2600 ushtarë gjermanë.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime













