Integrimi
Zgjedhjet mobilizojnë kërçovarët e Zvicrës
Duket se kërçovarët në Zvicër janë mobilizuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars në Maqedoni
Janë mbi 3 mijë mërgimtarë shqiptarë nga Maqedonia që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë për në vendlindje për të votuar në zgjedhjet lokale .
Të paktën kështu thonë koordinatorët e Këshilli Organizativ për zgjedhjet lokale në Maqedoni nga Zvicra.
“Në bazë të raportimeve të aktivistëve që përfaqësojnë kantonet në Zvicër dhe bashkësitë e këtushme vendore, mbi 3 mijë kërçovarët tashmë i kanë siguruar biletat e udhëtimit dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në votimet e 24 marsit”, tha për albinfo.ch, njëri nga koordinatorët nga Zvicra, Munir Mehdiu.
Sipas Mehidut numri atyre që do të kthehen për të votuar në vendlindje nuk është definitiv dhe se aktivistët e këtushëm japin shpresa se numri i votuesve nga Zvicra do të jetë edhe më i madh.
Kërçovari nga Biel Bieni i Zvicrës ka thënë të jenë marrë vesh me agjencitë e udhëtimit që të fiksojnë 250 franga çmimin e biletave për qytetarët e Maqedonisë që udhëtojnë për të votuar.
Munir Mehdiu, njëherësh edhe drejtor i televizioni lokal Uskana në Maqedoni, tha të jetë krijuar Këshilli Organizativ vetëm për të mobilizuar qytetarët që të shkojnë në votime.
Këshilli në fjalë nuk është në dijeni për iniciativat tjera individuale të mërgimtarëve të cilët udhëtojnë me automjete dhe autobus nga Zvicra për në Maqedoni.
Zvicra do të përbëjë 50 për qind të votuesve nga diaspora ndërsa pjesa tjetër e votave të nevojshme për fitore të sigurt në zgjedhjet e 24 marsit, do të vijnë nga Gjermania, Austria, Italia, Franca dhe SHBA, thonë në Këshillin Organizativ në Zvicër që është formuar për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 24 mars në Maqedoni.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













