Maqedonia
Zgjedhjet në Spanjë mund të vonojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Pas negociatave të dështuara për të formuar qeverinë e re, Spanja është vendosur të përballet me zgjedhje të reja më 10 nëntor. Këto do të jenë zgjedhjet e katërta parlamentare të parakohshme në katër vjet.
Kryeministri në detyrë, Pedro Sançez, socialistët e të cilit fituan në zgjedhje të prillit, gati për pesë muaj nuk arritën të sigurojnë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë, me çka vendi është e obliguar të shkojë në zgjedhje.
Për shkak të krizës politike, Kuvendi spanjoll nuk e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim, ndërsa zgjedhjet e parakohshme tani ka mundësi të vonojnë pranimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e dhjetorit në Londër.
Për shkak të afateve të shkurtra, ka pak shanse të pritet që qeveria e re spanjolle të ratifikojë protokollin deri më 3 dhjetor, kur Aleanca do të shënojë 70-vjetorin, ndërsa vendi pritet të bëhet zyrtarisht anëtare e 30-të.
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion










