Shkurt.ch
Zhduken dokumentet e “Armatës së fshehtë” të Zvicrës
Një organ mbikëqyrës i krijuar në kuadër të Parlamentit të Zvicrës, në një raport të tij ka bërë të ditur se një pjesë e akteve që kanë të bëjnë me armatën në fjalë janë zhdukur
Gjatë periudhës së njohur si “lufta e ftohtë”, kur ekzistonte konflikti latent në mes të loindjes komuniste dhe perëndimit komunist, në Zvicër ka funksionuar një e ashtuquajtur “armatë e fshehtë” zvicerane e rezistencës, me emrin “P-26”. Ajo mendohej se do të aktivizohej në rast se Zvicra do të pushtohej nga shtetet e atëhershme komuniste.
Pas rrëzimit të murit të Berlinit, para 28 vitesh kjo armatë qe zbuluar dhe shuar, shkruan gazeta “Tages Anzeiger”. Atëbotë qe kuptuar se kjo armatë zotëronte një sistem të sofistikuar për kohën, sa i përket armatimit, mbrojtjes (tuneleve) etj.
Por, sipas gazetës, kanë mbetur ende shumë paqartësi në lidhje me sfondin e ”P-26”.
Një organ mbikëqyrës i krijuar në kuadër të Parlamentit të Zvicrës, në një raport të tij ka bërë të ditur se një pjesë e akteve që kanë të bëjnë me armatën në fjalë janë zhdukur, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për dokumentet shtesë të të ashtuquajturit “Raporti Cornu”. Në raportin në fjalë kishte pasur të dhëna lidhur me marrëdhëniet që ka pasur “P-26” me organizata të huaja.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














