Bota

Zhduken katër turistë në Norvegji

Dyshohet se katër turistë janë zhdukur si pasojë e një orteku të borës në Arktik të Norvegjisë.

Bëhet fjalë për tre finlandezë dhe një suedez të cilit kanë shkuar për të skijuar në rajonin verior të Troms.

Policia ka arritur t’i gjeje gjurmët e skive që shkonin drejt ortekut, përcjell albinfo.ch

Kushtet e vështira të motit janë duke shkaktuar pengesa për ekipet e shpëtimit. Mirëpo pavarësisht vështirësive kërkimet janë duke vazhduar.