Futboll
Zhegrova, i shumëkërkuar në Itali
Edon Zhegrova shfaqi një super formë, duke qenë protagonist i padiskutuar me Lille këtë sezon, gjë e cila nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga klubet evropiane.
Pas Juventus që prej javësh e ndjek me shumë interes sulmuesin e Kosovës, tashmë një tjetër klub i Serie A duket se ka shfaqur pëlqim për të.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Roma është shumë e interesuar për 25-vjeçarin dardan dhe në verë pritet të vihet në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Gjithashtu flitet se edhe Napoli ka shfaqur interes për anësorin nga Prishtina, përcjell albinfo.ch.
Këtë sezon Zhegrova ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 6 asistime në të gjitha garat me Lille.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës












