Jeta në Zvicër
Zhvillimet në Gazë, rrisin frikën nga antisemitizmi në Zvicër
Kryetari i Bashkësisë së orgaanizatave hebrenje në Zvicër me këtë rast ka kërkuar më tepër punë në parandalimin e racizmit, antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve
Përshkallëzimi i dhunës në Gaza në mes të Hamasit dhe Izraelit ka tensionuar situatën edhe në shtetet e perëndimit, kudo ku jetojnë hebrenj. Gjithandej organizohen manifestime protestuese kundër Izraelit, ku nuk mungojnë edhe thirrjet antisemitiste.
Ndonëse në Zvicër manifestimet e tilla kanë kaluar më të qeta, ato dhe deklarimet agresive në rrjetet sociale kanë shqetësuar komunitetin hebraik në këtë vend. Kështu, Bashkësia e shoqatave të Hebrenjve të Zvicrës (SIG) ka bërë kallëzime penale kundër një numri personash .
Kryetari i kësaj bashkësie, Herbert Winter me këtë rast ka kërkuar më tepër punë në parandalimin e racizmit, antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve, shkruan nzz.ch. Këto, sipas tij, viteve të fundit janë lënë pasdore. Ai kërkon edhe nga qeveria e vendit që të marrë pozicion të prerë kundër nxitjes së racizmit dhe antisemitizmit.
Sipas përfaqësuesve religjiozë të hebrenjve edhe shtimi i ndikimit të lëvizjeve islamike është shkak për deklarimet e shpeshtuara , të cilat shkojnë aq larg sa që kërkojnë në mënyrë eksplicite përdorimin e dhunës.
Në opinion gjatë këtyre ditëve ka pasur edhe debate rreth asaj se ku është pika e ndarjes në mes të kritikave ndaj veprimeve të shtetit të Izraelit dhe antisemitizmit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100










