Lajme
Zinxhiri kinez i shitjes me pakicë planifikon të hapë 20 dyqane në Zvicër
Shitësi kinez Miniso po hyn në tregun zviceran
Shitësi me pakicë Miniso, i njohur për produktet shumëngjyrëshe, pajisjet e vogla shtëpiake, ëmbëlsirat dhe lodrat kreative, po vjen edhe në Zvicër. Sipërmarrësja Sandra Freund do të hapë degët e para në vend si franchisemarrëse e markës kineze, përcjell albinfo.ch.
Miniso tashmë operon me sukses në mbi 112 vende të botës, duke u bërë një ndër zinxhirët më të shpejtë në rritje në industrinë e shitjeve me pakicë. Kompania me seli në Guangzhou, e themeluar në vitin 2013, ka arritur të gjenerojë një qarkullim vjetor prej rreth 2.3 miliardë dollarësh. Koncepti i saj i veçantë — një përzierje midis dizajnit minimalist japonez dhe produkteve të përballueshme — ka rezultuar të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm.
Në raftet e dyqaneve Miniso gjenden artikuj të shumtë që tërheqin vëmendjen me ngjyra dhe forma të pazakonta, nga lodrat e pelushit e deri te aksesorët e teknologjisë. Me hyrjen në tregun zviceran, pritet që Miniso të tërheqë një publik të gjerë, sidomos të rinjtë që kërkojnë produkte kreative me çmime të arsyeshme.
Për më shumë detaje – https://www.20min.ch/story/teenagertraum-in-rosa-chinesischer-retailer-will-20-laeden-in-der-schweiz-aufmachen-103439583
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shtypi zviceran mbi filmin e Dea Gjinovcit: “Një kryevepër arti që sfidon” "Pëlhurat valëviten në erë, malli rezonon në zërin e babait. "La beauté de l'âne", duhet thënë,... -
Investimet e huaja në Zvicër bien ndjeshëm -
Një nga viktimat franceze të Crans-Montanës kërkon kompensim prej 7.5 milionë frangash -
20 për qind e nxënësve zviceranë mbeten prapa në lexim dhe matematikë -
Rritje e fortë e falimentimeve në vitin 2025










