Maqedonia

Zjarr i madh në rajonin e Shën Nikollës

Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të Shën Nikollës në fshatin Qoseleri.

Komandanti i zjarrfikësve në Shën Nikollë, Kiril Kolev, thotë se “bëhet fjalë për një zjarr, që përhapet shumë shpejt, për shkak të erës”.

“Janë përfshirë dhjetë kodra dhe pyje pishore. Bëhet fjalë për një hapësirë të madhe dhe tani për tani nuk mund të themi se çfarë sipërfaqe është përfshirë. Në terren jemi të gjithë zjarrfikësit nga Njësitë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) në Shën Nikollë. Në ndihmë na erdhën edhe zjarrfikësit e Shtipit, ndërsa i presim edhe nga Velesi”, thotë Kolev.

Ai theksoi se “zjarri lëviz drejt fshatit Bogosllovec, respektivisht drejt rajonit të Shtipit. Zjarri që për momentin ka rënë në rajonin e Shën Nikollës është në terren të vështirë. Në shuarjen e këtij zjarri u angazhuan edhe avionë. Sipas informatave paraprake bëhet fjalë për një zjarr, që është shkaktuar nga djegia e fushave me kashtë”.

Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Shën Nikollës, Sashko Velkovski thotë se nga zjarri është përhapur në një sipërfaqe pyjore prej 200 hektarësh, shkruan alsatm, përcjell albinfo.ch.