Shkurt.ch
Zjarr në një ndërtesë në Cyrih, lëndohen gjashtë persona
Një ndërtesë apartamentesh në qendër të Cyrihut është kapluar nga zjarri gjatë mbrëmjes së të shtunës, shkruan swissinfo.ch. Sipas raporteve të para të policisë, gjashtë persona janë lënduar, e njëri prej tyre ka marrë lëndime më serioze, përcjell albinfo.ch.
Zjarri shpërtheu pak para mesnatës, sipas një punëtori të Qendrës së Angazhimit të Policisë Bashkiake të Cyrihut, cituar nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Ai po ashtu tha se zjarri kishte dëmtuar edhe disa ndërtesa që ndodheshin afër.
Zjarrfikësit kishin nxituar për në vendngjarje dhe në orën një pas mesnate, e kishin marrë situatën nën kontroll. Policia nuk dha detaje të mëtutjeshme për incidentin.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?