Kosova
Zjarrfikësit e Kosovës ankohen para qeverisë për mospërmbushjen e kërkesave të tyre
Sot zjarrfikësit e Kosovës kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha se janë në një situatë shumë të rëndë sa i përket organizimit, financimit dhe menaxhimit të shërbimit zjarrfikës dhe shpëtimit dhe se kjo gjendje ka shkaktuar indinjatë.
Madje tha se protesta do të vazhdojë deri në arritjen e një marrëveshje të pranueshme.
“Zjarrfikësit e Kosovës ballafaqohen me një mori çështjesh të padefinuar, pa buxhet të planifikuar dhe pa pajisje personale dhe kolektive. Numër të vogël të zjarrfikëseve që ndikon në punën tonë, mosha mesatare, e kështu më radhë. Zjarrfikësit nuk e kanë vendin në protestë, janë themeluar për shpëtimin e jetëve të njeriut dhe në këtë formë nuk e arsyetojnë as themelimin se si është themeluar”.
“Askush nuk merr përgjegjësi për punëdhënësin, për krijimin e kushteve të punës dhe për një trajtim të dijitetshëm. Prandaj kërkesat tona janë këto: Të analizohet çështja e rrezikshmërisë dhe të fillojë kompensimi nga shkurti në mënyrë retroaktive, pagesat e ndërrimeve të natës, festave e vikendeve”.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? Zyra Federale e Doganave dhe Swissmedic ndalojnë importin e barnave nga jashtë kur tejkalohen sasitë e... -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ -
Ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë -
Kantoni i Bernës është gati ta quajë feminicidin me emrin e saj të vërtetë -
Universitetet zvicerane paralajmërojnë se plani “10 milionë” mund të dëmtojë kërkimet













