Lajme
Zuckerberg paraqet vizionin e tij për 2030-ën
Ekzekutivi i Facebook, Mark Zuckerberg, paraqiti vizionin e tij për shoqërinë e vitit 2030, ku do të mbizotërojë realiteti i shtuar, një revolucion në shkëmbime, sipas tij, për të cilin rrjeti social do të kontribuojë në masë.
“Këtë dhjetëvjeçar do të përqendrohem në planin afatgjatë. Në vend që t’i vija vetes sfida njëvjeçare, u përpoqa të mendoj se çfarë shpresoj që bota dhe jeta ime të duken në vitin 2030, për t’u siguruar që t’ia kushtoj tërë vëmendjen time kësaj sfide”, shkroi Zuckerberg në Facebook.
Për themeluesin e Facebook-ut, deri në fund të dekadës, njerëzit do të kenë braktisur celularin në favor të syzeve të realitetit të shtuar dhe do të përdorin kryesisht realitetin virtual, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
“Ne do të kemi teknologjinë për t’u ndjerë plotësisht në prani të një personi tjetër, pavarësisht se ku ndodhet ai apo ajo dhe hulumtimet shkencore do të na ndihmojnë të shërojmë e parandalojmë sëmundje, për të zgjatur me 2,5 vjet pritshmërinë tonë të jetës”, shtoi ai.
Sipas tij, ngritja në fuqi e realitetit virtual do të ndryshojë natyrën e rrjetit social. Nëse deri tani interneti u ka mundësuar miliarda njerëzve që të lidhen kur dhe ku dëshirojnë, rrjeti social i së ardhmes do të përqendrohet në ndërveprimet private dhe do të na ndihmojë të ndërtojmë ato bashkësi të vogla, për të cilat kemi të gjithë nevojë në jetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB Kantoni i Gjenevës po merr fitime të papritura nga banka qendrore. Banka Kombëtare Zvicerane do ta... -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana











