Lajme
Zuckerberg prezanton ‘Twitterin’ e ri
Emri i koduar është ‘Project92’, në realitet është sfida që Mark Zuckerberg dëshiron të nisë në Twitter-in e Elon Musk.
Një platformë e re, e ngjashme, por më efikase dhe më e “shëndetshme” se ajo e blerë nga pronari i Tesla-s, e cila tashmë do të kishte ndër përdoruesit e saj të ardhshëm personazhe të famshëm me miliona ndjekës.
Ideja e një Twitter 2.0 u komunikua nga Chris Cox, shefi i produkteve të Meta, kompanisë që zotëron Facebook dhe Instagram, në një takim me drejtuesit kryesorë, siç raportohet nga faqja e specializuar “The Verge”.
“Kemi dëgjuar nga krijuesit dhe personazhet publikë dhe ata na kanë thënë se duan një platformë të menaxhuar në mënyrë të shëndetshme, të cilës mund t’i besojnë dhe të mbështeten për shpërndarjen e përmbajtjes së tyre”, shpjegoi menaxheri, duke e quajtur shprehimisht rrjetin e ri social “një përgjigje për Twitter”.
Cox pohoi gjithashtu se ishte tashmë në kontakt me yllin amerikan të talk-show, Oprah Winfrey dhe Dalai Lama, përkatësisht 42 dhe 19 milionë ndjekës, të cilët do të ishin gati të hiqnin dorë nga Twitter për të hyrë në ”bandën” e Metës.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Zhurma që nuk ndalet: Zvicra ende pa zgjidhje për shoferët problematikë Qeveria federale ka analizuar disa masa për ta luftuar këtë fenomen, përfshirë përdorimin e “radarëve të... -
Shefi i drejtorëve të shkollave në Zvicër kërkon heqjen e provimeve për gjimnaz -
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet











