Zurich: Roli i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
E mërkurë, 7 dhjetor 2011, 18.00h
Ftesë
Tryezë e rrumbullakët
Roli i diasporës në zhvillimin e Ballkanit Perëndimor
Diskutim me Barbara Burri (SOLIDAR Suisse), Osman Osmani (ProIntegra/UNIA), Naser Morina (Hulumtues në psikiatri në Zvicër dhe Prishtinë) dhe Katharina Schnöring (International
Organisation for Migration (IOM) Bern).
A jeni të interesuar për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor? A doni të kontriboni?
Nëse po, përzemërsisht ftoheni në tryezën tonë të rrumbullakët.
Përveç diskutimit, ju do të keni rastin të informoheni mbi programin MIDWEB. Ky program zbatohet nga IOM dhe ka për qëllim t’u japë mundësinë njerëzve të angazhohen vullnetarisht në Ballkanin Perëndimot për disa javë dhe t’u ofrojë mundësi të veçantë të kontribojnë në zhvillimin e rajonit (http://www.tvrmidweb.org/)
IOM Bern dhe platforma mediale albinfo.ch me kënaqësi ju mirëpresin më 7 dhjetor në ora 18 në tryezën e rrumbullakët, që do të vazhdojë me aperitiv në Zurich’s Walcheturm, Walcheplatz 2. (Ju lutemi lajmërohuni në hyrje, ngjarja zhvillohet në „Ahnengalerie“, kati i dytë).
Ju lutemi që të regjistroheni për pjesëmarrje (emri dhe mbiemri) deri më 30 nëntor 2011 (përmes e‐mail në adresën [email protected])
Informata praktike:
Data dhe koha: E mërkurë, 7 dhjetor 2011, 18.00h
Gjuha: Gjermane dhe shqip
Shpenzimet: Pjesëmarrja është e lirë
Vendi: Ahnengalerie në Walcheturm, Walcheplatz 2, Zurich
(Do të merrni përshkrimin e rrugës me konfirmimin tuaj për
pjesëmarrje)
Regjistrimi/Info: Ju lutem regjistrohuni deri më 30.11.2011 në:
International Organization for Migration (IOM)
Thunstrasse 11, Kutia postale 216, 3000 Bern 6, Zvicër
Tel: +41 31 350 82 14
Fax: +41 31 350 82 15
Email: [email protected]
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?













