Lajme
Zvicër: 12 % më shumë kërkesa të azilit gjatë janarit
Vendet kryesore të origjinës të azilkërkuesve në Zvicër në janar ishin: Eritrea me 193 aplikime (9 më shumë sesa në dhjetor), Afganistani (136 aplikime; +35), Turqia (129 aplikime; +18) etj.
Në janar të vitit 2020, në Zvicër janë bërë 1,244 kërkesa për azil. Kjo shifër korrespondon me një rritje prej 11.9 për qind (+133 aplikime) në krahasim me muajin e kaluar (dhjetor 2019) dhe 7.9 për qind (+91 aplikime) në krahasim me janarin 2019.
Në janar, SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion) ka përpunuar në instancën e parë 1712 aplikime për azil, thuhet në një komunikatë për shtyp të SEM. Në këtë kontekst janë marrë 257 vendime për mos hyrje (203 prej të cilave bazoheshin në Marrëveshjen e Dublinit), 462 personave u është dhënë azili dhe 541 janë pranuar përkohësisht, transmeton albinfo.ch. Numri i çështjeve në pritje ka qenë për 365 më i vogël në krahasim me muajin paraprak duke rënë në 8012 si numër i përgjithshëm.
Në janar, 412 persona janë larguar nga Zvicra në mënyrë të kontrolluar ose janë kthyer. Zvicra i ka kërkuar një vendi tjetër të Dublinit që të marrë në dorëzim 446 persona, ndërsa 126 njerëz janë transferuar në vendin kompetent sipas marrëveshjes së Dublinit, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, vendet e tjera të Dublinit i kanë kërkuar Zvicrës të marrë mbi 464 persona, ndërsa Zvicra ka pranuar vetëm 91 prej tyre.
Vendet kryesore të origjinës të azilkërkuesve në Zvicër në janar ishin: Eritrea me 193 aplikime (9 më shumë sesa në dhjetor), Afganistani (136 aplikime; +35), Turqia (129 aplikime; +18), Siria (99 aplikime; -4) dhe Algjeria (93 kërkesa; +21).
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër















