Lajme
Zvicër: 126 infeksione të reja për një ditë me variantin e ri të koronës
Shumica e tyre nuk mund t'i atribuohet qartë ndonjërit prej mutacioneve të njohura, nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut
Numri i infeksioneve të konfirmuara me koronavirus të mutuar në Zvicër është rritur për një ditë me 126 raste të reja, duke u ngjitur në 1674 raste.
Shumica e tyre nuk mund t’i atribuohet qartë ndonjërit prej mutacioneve të njohura, nga Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut, shkruan srf.ch.
Sipas BAG, nga 1674 raste të konfirmuara deri më sot nga laboratori, 663 mund të caktohen në variantin britanik dhe 35 në Afrikën e Jugut, transmeton albinfo.ch. Në 976 rastet tjera nuk ka qenë i mundur klasifikimi në asnjërin nga dy variantet.
BAG thekson përsëri se shifrat nuk janë përfaqësuese sepse kemi nënvlerësime të rënda nëpër kantone sa i përket klasifikimit në variante të reja të virusit. Kantonet kanë sekuencuar fare pak ose aspak material.
Deri më tani, kantoni i Gjenevës (256) ka raportuar numrin më të madh të mutacioneve, ndjekur nga kantonet e Cyrihut (244) dhe Bernës (208).
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














