Lajme
Zvicër: 1445 infeksione dhe 7 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit
BAG ka regjistruar edhe 39 pranime në spital. Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, deri më tani janë kryer 1.516.021 teste për Sars-CoV-2
BAG ka raportuar sot 1445 raste të reja me koronavirus. Shkalla e pozitivitetit ishte: 15.1 për qind, pra dukshëm më e lartë se ajo e një dite më parë. Përveç kësaj, BAG ka regjistruar edhe shtatë raste të reja të vdekjes gjatë 24 orëve të fundit si dhe 39 pranime në spital.
Nga kjo mund të vihet në përfundim se edhe numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shënuar një rritje të theksuar në krahasim me ditët dhe javët e kaluara.
Që nga fillimi i pandemisë, në Zvicër ka pasur gjithsej 65.881 raste të konfirmuara laboratorike të infeksionit me koronavirus, ka njoftuar BAG të martën, transmeton albinfo.ch.
5110 persona janë trajtuar në spital për sëmundjen Covid 19. Numri i vdekjeve në lidhje me sëmundjen Covid-19 është rritur në 1808.
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, deri më tani janë kryer 1.516.021 teste për Sars-CoV-2, agjenti shkaktar i sëmundjes së frymëmarrjes Covid-19, përcjell albinfo.ch. Krahasuar me të hënën, numri i testeve sot është shtuar për 9571 të reja.
Gjatë dy javëve të fundit, rezultati ishte pozitiv në 8.9 për qind të të gjitha testeve.
Për shkak të gjurmimit të kontaktit, sipas BAG, të martën në Zvicër 4,338 njerëz kanë qëndruar në izolim dhe 10,788 njerëz ishin të vendosur në karantinë . Po ashtu, 13,339 të kthyer nga vendet me rrezik ishin në karantinë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














