Lajme
Zvicër: 249 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Mesatarja e 7 ditëve të fundit ka rënë në 329, që është 34 për qind më pak se në javën e kaluar. Janë regjistruar dy raste të vdekjes në 24 orët e fundit
Zyra Federale e Shëndetit Publik (ABG) ka raportuar 243 raste të reja pozitive për koronavirusin, të regjistruara në 24 orët e fundit, shkruan srf.ch.
Me këtë numër, mesatarja e 7 ditëve të fundit ka rënë në 329, që është 34 për qind më pak se në javën e kaluar. Incidenca 14-ditore aktualisht është 59.85, transmeton albinfo.ch.
Shkalla mesatare pozitive 7-ditore aktualisht është 2.0 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, rreth 2 teste ishin pozitive mesatarisht. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive ka mbetur e njëjtë.
Numri i testimeve gjatë 7 ditëve të fundit është 20,549 teste në ditë, ose 12 për qind më pak se javën e kaluar.
BAG ka raportuar edhe 2 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 2 të vdekur në ditë.
Aktualisht BAG raporton 284 persona, të cilët janë duke u trajtuar në spital për Covid-19. Kjo është 27 për qind më pak se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













