Lajme
Zvicër: 253 infeksione brenda një dite
Një ditë më parë, të premten ishin raportuar 268 raste të reja të konfirmuara, ndërsa të enjten ishin 234 dhe të mërkurën, 193
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 253 infeksione të reja me koronavirus për territorin e Zvicrës dhe Lihtenshtajnit.
Një ditë më parë, të premten ishin raportuar 268 raste të reja të konfirmuara, ndërsa të enjten ishin 234 dhe të mërkurën, 193, transmeton albinfo.ch. Deri më sot janë gjithsej 37.924 raste me Covid-19, të konfirmuara nga laboratori.
Deri më tani kanë vdekur 1.715 persona të testuar pozitivisht për Covid-19.
Gjithsej 4424 personave u është dashur të shtrohen në spital që nga fillimi i pandemisë. Sot ishin 9 më shumë krahasuar me një ditë më parë.
1568 persona të infektuar kanë qenë në izolim për shkak të gjurmimit të kontakteve., përcjell albinfo.ch 4,632 persona që ishin në kontakt me të infektuarit kanë qëndruar në karantinë. 16.131 njerëz kanë qenë në karantinë pasi që janë kthyer nga një vend rreziku.
Shifrat vijnë nga 25 kantone të Zvicrës dhe nga Lihtenshtajni.
E-Diaspora
-
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë Interesim rekord në Vjenë, mbi 1.100 të regjistruar për votim në ambasadë... -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë -
Krijohet Lidhja e Infermierëve Shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













