Shkurt.ch
Zvicër: 50 islamistë të rrezikshëm dhe 1000 ithtarë të tyre
Ekziston një skenë radikale islamike e Zvicrës e cila mbështet “luftën e shenjtë kundër të pafeve”, por, ajo është e vogël. Janë gjithsej 50 persona aktivë dhe të gatshëm për dhunë.
Zvicra, ndonëse si vend neutral konsiderohet se është larg nga zhvillimet në lidhje me radikalizmin islamik, nuk është krejtësisht e privuar nga njerëzit me qëndrime radikale e të gatshëm për dhunë. Të tillë janë rreth 50 ndërsa pak më shumë se 1.000 të tjerë simpatizojnë personat nga qarqet ekstreme islamike. Në këtë përfundim ka ardhur politologu Lorenzo Vidino nga universiteti ETH i Cyrihut, në një studim të tij të bërë lidhur me këtë problematikë.
Sipas tij, fusha e takimit të myslimanëve radikalë, edhe në Zvicër, është interneti. Ai sqaron se nuk është e vështirë të gjenden në internet myslimanë nga Zvicra të cilët ngarkojnë xhirime të Al-Kaidas në internet dhe të cilët flasin me entuziazëm për vrasjen e të pafeve ose që pozojnë në facebook si luftëtarë të shenjtë, me një armë zvicerane në dorë.
Studiuesi në fjalë ka hulumtuar me muaj të tërë në internet, ka vizituar njerëz dhe ka bëre intervista. Nga të gjitha këto ai ka ardhur në përfundimin se ekziston një skenë radikale islamike e Zvicrës e cila mbështet “luftën e shenjtë kundër të pafeve”, njofton srf.ch. Por, sipas tij, kjo skenë është e vogël. Vidino flet për gjithsej 50 persona aktivë dhe të gatshëm për dhunë. Disa prej tyre tashmë kanë udhëtuar për në Somali, Jemen ose Pakistan.
Përveç tyre, janë edhe rreth 1000 që kryesisht përmes internetit simpatizojnë veprimet e tyre. Por, thuhet në studim, aktivitetet nuk kufizohen vetëm në internet. Ka edhe takime fizike të ekstremistëve, para së gjithash nëpër faltoret e tyre. Në gjithë Zvicrën ka takime të tilla të grupeve të vogla.
Por, krahasuar me vendet me madhësi të ngjashme me Zvicrën si Belgjika ose Danimarka, skena islamike ekstreme e Zvicrës është më e vogël, ka konstatuar Vidino. Kjo, veç tjerash falë aktit se Zvicra, me politikën e saj neutrale të jashtme tërheq më pak zemërimin e myslimanëve.
Por, megjithatë, prania e më shumë se 1000 myslimanëve radikalë në Zvicër që simpatizojnë Al-Kaidën, a duhet të jetë arsye për brengosje të popullatës zvicerane? “Jo”, thotë studiuesi i përmendur. Askush nuk duhet të frikësohet por syçelë duhet të jetë secili. Dhe, ai e di se kjo syçeltësi në fakt edhe është duke u ushtruar nga shteti. Nga bisedat që ai ka pasur me autoritetet, ka kuputar se islamistët e rrezikshëm të Zvicrës janë nën përgjim të shtetit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër













