Kultura
Zvicër: 935 milionë franga për kulturën, 210 milionë vetëm për filmin
Shumica e fondeve të përcaktuara nga qeveria, pritet derdhen në film. Fondet për këtë fushë arrijnë në 209.1 milion CHF për katër vjet
Gjatë katër viteve të ardhshme, artistët dhe krijuesit zviceranë do të marrin rreth 930 milion franga nga fondet e qeverisë qendrore. Kjo shumë është pak më e madhe se sa ajo e periudhës aktuale (2017-2020)., shkruan srf.ch.
Përkundër kritikave të shumta, Këshilli Federal këmbëngul t’i përmbahet një rregulloreje për ofertuesit e huaj të transmetimeve dhe për stacionet televizive, ka shkruar në një komunikatë të saj qeveria e vendit.
Platformat si Netflix ose Disney Plus duhet të investojnë së paku katër përqind të fitimeve të tyre në filmin zviceran, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, të paktën tre nga dhjetë filmat e ofruar duhet të jenë prodhime evropiane.
Partitë si SVP, FDP dhe shoqata të ndryshme tregtare kishin kritikuar më parë ashpër këtë rregullore. Parlamenti pritet të vendosë përfundimisht lidhur me përcaktimin e qeverisë për financimin e kulturës.
Nga ana e saj, Qeveria Federale me financimin prej 934.5 milionë frangash në kulturë – për shkak të një korrigjimi të inflacionit, numri i bie të investojë pak më pak se në periudhën e deritashme.
Shumica e fondeve të përcaktuara nga qeveria, pritet derdhen në film. Fondet për këtë fushë arrijnë në 209.1 milion CHF për katër vjet. Paratë, në këtë kuadër, do të shkojnë në financim të filmit dhe të kulturës së filmit, ndërsa fonde të mëtejshme janë planifikuar gjithashtu për “Cinémathèque Suisse”.
Ndër përfituesit më të mëdhenj është fondacioni “Pro Helvetia”, i cili nga qeveria do të financohet me 180.4 milionë franga.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














