Lajme

Zvicër: Masa urgjente për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike

Duke pasur parasysh vështirësitë që mund të ndikojnë në furnizimin me energji elektrike, Komisioni për Mjedisin, Planifikimin Rajonal dhe Energjinë i Këshillit të Shteteve “po merr masa për të rritur, sa më shpejt të jetë e mundur, energjinë elektrike nga burimet e rinovueshme në dimër”, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi i tij është të përshpejtojë zhvillimin e energjisë fotovoltaike, e cila përdor rrezatimin diellor për të prodhuar energji elektrike.

Komisioni gjithashtu vendosi unanimisht që nga 1 janari 2024, të gjitha ndërtesat e reja të pajisen me instalime diellore.