Sport

Zvicër e frikshme, po fiton 5:2

Dy asistime nga Xherdan Shaqiri

Zvicra e ka përmbysur Belgjikën nga 0:2 në 5:2, shkruan albinfo.ch.

Për Belgjikën, të dy golat i ka shënuar Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard. Mesfushori shënoi në minutën e dytë dhe 17-të.

Megjithatë, Zvicra nuk është dorëzuar dhe fillimisht ngushtoi epërsinë me anë të Ricardo Rodriguez nga penalltia, dhe në minutën e 32-të, Xherdan Shaqiri asistoi për Seferoviq për 2:2.

Në minutën e 44-t, Haris Seferoviq shënoi për 3:2, duke bërë një përmbysje të çmendur. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Golin e katërt për Zvicrën e shënoi qendërmbrojtësi Elvedi me kokë në minutën e 61-të. Edhe në këtë rast shënoi Xherdan Shaqiri.

Zvicra nuk u ndal dhe shënoi golin e pestë me anë të Haris Seferoviq, i cili shënoi me kokë në minutën e 84-t për 5:2. Edhe në këtë gol, Shaqiri u involvua, duke dhuruar spektakël.