Kosova
Zvicër: Hapet një pikë e re shkollore shqipe në Dulliken të kantonit të Soloturnit
Interesimi për të mësuar gjuhën shqipe nga nxënësit e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër ka bërë që të hapet një pikë e re shkollore në Dulliken të kantonit të Soloturnit, shkruan albinfo.ch.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse aty ku bëhen përpjekje, sukseset nuk mungojnë. Pas një pune të përkushtuar në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare të prindërve të Dullikenit, mësueses Besarta Halili dhe koordinatorit të “Shkollës shqipe” në Zvicër, Vaxhid Sejdiut, u bë e realizueshme që fëmijët të fillojnë me mësimin në gjuhën amtare. Dhe këto fotografi të bëra ditën ndërkombëtare të arsimit, më 24 janar 2024, përcjellin një mesazh shpresëdhënës për gjuhën shqipe.
Përpjekjet e vazhdueshme për ta shtuar numrin e nxënësve të pikave shkollore në Zvicër vazhdojnë edhe gjatë këtyre ditëve, edhe pse viti shkollor ka filluar qysh në muajin gusht 2023. Koordinatori i “Shkollës shqipe” në Zvicër, z. Dr. Vaxhid Sejdiu, së bashku me prindërit vazhdon me një përkushtim të veçantë, siç është dokumentuar gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit, me të vetmin qëllim që në orët mësimore në gjuhën shqipe të kemi sa më shumë nxënës.
Pra, thënë shkurt edhe pika shkollore e porsahapur në Dulliken të Kantonit të Soloturnit i bashkëngjitet pikave të tjera shkollore në gjuhën shqipe në mbarë Zvicrën. Ju bëhet thirrje të gjithë prindërve të kësaj komune, që fëmijët e tyre t`i regjistrojnë në mësimin në gjuhën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkurë në shkollën fillore Dulliken, nga ora 13:30 – 15:15. Mjafton një telefonatë në tel. kujdestar 076 321 26 94 dhe regjistrimi është punë e kryer.
Ashtu siç ka thënë dekada më parë dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri se “Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb e humb gjuhën, ai e humb edhe veten, në të njëjtën linjë janë edhe ekspertët zviceranë të edukimit, të cilët sa herë flasin për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe mësimit të gjuhës amtare.
Dhe, me këtë rast nxënësit, të cilët sa po filluan me mësimin e gjuhës shqipe: Erisi, Era, Joriku, Liana, Eniku, Ledijoni, Dritjona si dhe të tjerët të cilët do t`iu bashkëngjiten në javët në vijim ju bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që të regjistrohen në shkollën shqipe, sepse nuk ka kënaqësi më të madhe kur mësojmë, ruajmë dhe zhvillojmë gjuhën e të parëve tanë, gjuhën e nënës – gjuhën shqipe.
Mesazhi ynë: “Ejani fëmijë – shqip të mësojmë”, është mesazh i përjetshëm, sepse pa këtë gjuhë, thënia: “Jam shqiptar”, lë shumë për të dëshiruar.
“Shkolla shqipe” – Zvicër
Sektori për informim
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet












