Lajme

Zvicër: Këto relaksime hyjnë në fuqi nga e hëna, 1 mars

Qeveria Federale ka ndërmarrë hapa të vegjël dhe të kujdesshëm drejt zhbllokimit por që megjithatë lehtësojnë jetën e qytetarëve

Qeveria Federale ka vendosur sot të marrë disa hapa drejt zbutjes së masave të bllokimit të koronavirusit. Bëhet fjalë për hapa të vegjël dhe të kujdesshëm, por që megjithatë lehtësojnë jetën e qytetarëve, shkruan albinfo.ch.

Ekzekutivi i vendit, nuk ju nënshtrua presioneve nga një numër kantonesh dhe nga ekonomia, që të lejonte hapjene restoranteve, gjegjësisht ambienteve të tyre të hapura, si tarracat.

Këto relaksime hyjnë në fuqi nga e hëna e ardhshme, 1 mars:

Grupet e mëdha në ambient të hapur: Takimet spontane të maksimalisht 15 personave në natyrë me familjet dhe miqtë lejohen përsëri. Fëmijët vazhdojnë të llogariten brenda këtij numri. Është e rëndësishme të theksohet se aktivitetet e shoqatave dhe të komunave nuk llogariten në takime spontane dhe për këtë arsye ato nuk do të lejohen.

Ftesat për ndeja private në shtëpi: Maksimumi pesë persona lejohen të marrin pjesë në ndeja private me familjen dhe miqtë. Fëmijët vazhdojnë të llogariten brenda këtij numri.

Tarracat e restoranteve mbeten të mbyllura

Në funksion të situatës së brishtë epidemiologjike, Këshilli Federal vendosi kundër hapjes së tarracave të restoranteve nga java tjetër. Një shumicë e ngushtë e kantoneve kishte bërë thirrje për këtë hap më të shpejtë lehtësues por ajo u hodh poshtë nga qeveria, për shkak të rrezikut të përhapjes së infeksioneve, i cili vazhdon të jetë real, shkruan albinfo.ch.

Hapen sërish të gjitha dyqanet por numri i klientëve mbetet i kufizuar. Është e rëndësishme të theksohet se edhe më tej vënia e maskës mbetet e detyrueshme. Po ashtu numri i vizitorëve në qendrat tregtare do të jetë i kufizuar ashtu sikurse edhe ai i vizitorëve në dyqane.

Objektet sportive në ambient të hapur: Objektet sportive si fushat e golfit ose të tenisit lejohen të rihapen. Nuk ka nevojë për maskë nëse respektohet distanca. Për sportet në natyrë, zbatohet madhësia maksimale e grupit prej 15 personash. Qendrat e fitnesit do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Sportet me kontakte fizike si futbolli, hokeji, basketbolli, artet marciale dhe vallëzimi në çift nuk lejohen për të rriturit. Është e rëndësishme të theksohet se trajnimi ekipor në klube sportive jashtë nuk lejohet, ose vetëm në grupe deri në 15 persona dhe pa kontakte fizike, transmeton albinfo.ch. Garat janë të ndaluara, duke përfshirë edhe turnetë amatore.

Qendrat e takimit për fëmijë dhe të rinj  janë përsëri të lejuara.
Aktivitete kulturore dhe të kohës së lirë: Lejohet rihapja e zonave të jashtme të kopshteve zoologjike dhe kopshteve botanike . Përveç kufizimeve të kapacitetit, është e detyrueshme vënia e maskës ose mbajtja e distancës. Edhe këtu lejohen grupe me maksimalisht 15 persona.

Kinematë, kazinotë, baret, diskotekat dhe sallat e vallëzimit vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Po ashtu ngjarjet me audiencë (publik) janë ende të ndaluara.

Rregulla të zbutura për fëmijët dhe të rinjtë e lindur në 2001e më vonë: Lejohen provat e këndimit dhe muzikës për të rinjtë e lindur nga viti 2001 e më vonë, transmeton albinfo.ch. Këta fëmijë e të rinj gjithashtu lejohen të luajnë futboll ose hokej në ambiente të mbyllura e të hapura, të ngjiten në “muret alpine”, të bëjnë ushtrime vallëzimi dhe të kryejnë seanca stërvitore.

Edhe sportet me kontakte trupore, si artet marciale do të lejohen për të rinjtë e lindur në 2001 ose më vonë. E rëndësishme: për të mbrojtur audiencën, paraqitjet para audiencës janë të ndaluara. Konkurset mund të zhvillohen, por pa audiencë. Duhet pasur parasysh rregulli strikt: Kushdo që ka lindur në vitin 2000 ose më herët nuk mund të përfitojë nga këto masa relaksimi.

Puna nga shtëpia (Home Office): Punëdhënësit mbeten të detyruar të mundësojnë punën nga shtëpia kudo që kjo është e mundur, përcjell albinfo.ch. Është e rëndësishme të theksohet se atje ku puna nga shtëpia nuk është e mundur, janë të nevojshme masat si detyrimi për maskë në vendin e punës.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI