Lajme
Zvicër, kjo është data kur do të kthehet ora
Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë.

Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë.
Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.
E-Diaspora
-
Ish-bashkëshortja akuzon kosovarin se e mbante mbyllur, gjykata dyshon Avokatja e tij kërkon pafajësinë duke treguar fotot e celularit, ku akuzuesja shihet jashtë, me shoqe,...
-
Air Prishtina zgjeron kapacitetet me Chair Airlines në Bazel dhe në Gjermani
-
Itali: Prezantohen vlerat kulturore dhe traditat shqiptare
-
Dy shqiptarë futën kontrabandë në Tirol 1.5 tonë ushqime dhe shpendë
-
Rritje në cilësi dhe sasi e festivalit Kino Kosova në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Senati bën thirrje për përjashtimin e eksportit të materialit luftarak zviceran Senati dëshiron të anulojë “shtrëngimin” e Aktit të Materialeve të Luftës të vendosur nga Parlamenti në...
-
Zvicër: Një e treta e punëkërkuesve përdorin Inteligjencën Artificiale për aplikime
-
Tuneli 87-milionësh i Aargaut do të mbyllet pas katër muajsh
-
Ish-bashkëshortja akuzon kosovarin se e mbante mbyllur, gjykata dyshon
-
Trenat e pasagjerëve individualë, përsëri përmes tunelit bazë të Gotthard-it