Lajme

Zvicër: Masat e reja do të shpallen para Krishtlindjeve

Qeveria zvicerane mbledhje urgjente sot

Këshilli Federal po zhvillon sot një mbledhje “krize” për të diskutuar nëse do të zbatohen masa më të rrepta për Covid-in mes përkeqësimit të situatës epidemiologjike dhe rrezikut të ri që vjen nga varianti Omikron, transmeton albinfo.ch.

Pritej gjerësisht që Këshilli Federal, i cili javën e kaluar hoqi dorë nga vendosja e kufizimeve të reja kombëtare, do të priste deri pas referendumit të ligjit për Covid të 28 nëntorit, për të shpallur rregulla më të ashpra.

Sipas raporteve të mediave, masat e reja mund të përfshijnë kufizimin e numrit të pjesëmarrësve në ngjarje private nga 30 në 10, një periudhë më të shkurtër vlefshmërie për testet e koronavirusit dhe / ose zgjerimin e kërkesës për maska. /Albinfo.ch