Lajme
Zvicër: Maska mbetet vullnetare – kantonet po monitorojnë situatën
Bordi i drejtorëve kantonalë të shëndetësisë (GDK) aktualisht nuk sheh arsye për të rifilluar me masat mbrojtëse kundër virusit korona
GDK (Bordi i drejtorëve kantonalë të shëndetësisë) ka njoftuar të enjten se numri i shtrimeve në spital është rritur. Por numri i rasteve kohët e fundit ka shfaqur shenja “stanjacioni”, transmeton albinfo.ch. “Popullimi” i spitaleve me pacientë Covid 19 ende mund të “menaxhohet mirë”, sipas GDK.
Ndërkaq, situata e tensionuar në spitale lidhet me mungesën e personelit.
Në situata me rrezik të lartë transmetimi, mbajtja e maskave mbrojtëse ka kuptim edhe pa detyrim zyrtar, si për shembull në turma njerëzish ose në transportin publik. Maska duhet të vendodin edhe ata që kanë simptoma.
Mbledhja plenare e GDK-së në maj pati vendosur t’u jepte rekomandime kantoneve nëse situata epidemiologjike përkeqësohej ose nëse sistemi shëndetësor kërcënohej të mbingarkohej, shkruan sda.ch. Megjithatë, ky kusht aktualisht nuk plotësohet.
Të martën, Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 37,032 infeksione të reja me koronavirus brenda shtatë ditëve. Në të njëjtën kohë, BAG ka regjistruar 21 raste të reja të vdekjes dhe 543 shtrime në spital. Numri i rasteve është rritur me 4.1 për qind brenda një jave. Pranimet në spital janë rritur me 37.1 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Sipas GDK-së, pothuajse e gjithë popullata tani ka antitrupa, qoftë përmes vaksinimit apo shërimit. Përforcuesi i dytë (vaksinimi rifreskues) është i disponueshëm për popullatën zvicerane që nga 10 tetori, transmeton albinfo.ch. BAG dhe Komisioni i Vaksinimit i rekomandojnë ato kryesisht për personat që janë veçanërisht në rrezik dhe për punonjësit e shëndetësisë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025 Në mënyrë specifike, qiratë për qiratë e reja në apartamentet e ndërtuara rishtas ranë me 0.7... -
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane












