Lajme
Zvicër: Nga 200 raste të dyshuara, asnjë me koronavirus
Kështu ka deklaruar sot Zyra Federale e Shëndetit Publik në informacionin e përjavshëm që është mbajtur mbi koronavirusin
Prania e koronavirusit nuk ka mundur të zbulohet në asnjërën nga 200 mostrat e ekzaminuara në Zvicër deri më tani.
Kështu ka deklaruar sot Zyra Federale e Shëndetit Publik në informacionin e përjavshëm që është mbajtur mbi virusin korona që ka filluar të mbahet nga e premtja e kaluar, shkruan srf.ch.
Aktualisht janë dy shtetas zviceranë që ndodhen në një anije lundrimi në Japoni të izoluar për shkak të virusit. Ministria e Jashtme (EDA) është në kontakt me ta, u tha sot në konferencën për media të mbajtur në Bernë.
Pesë persona zviceranë që janë kthyer nga Kina më 3 shkurt me fluturimin e evakuimit janë ende në Francë, afër Marsejës. Gjendja e tyre është e mirë, thotë Hans-Peter Lenz, kreu i qendrës së menaxhimit të krizave në EDA. Pasi të ketë mbaruar karantina, EDA do të ndihmojë kthimin e tyre në Zvicër.
Lenz me këtë rast ka falënderuar edhe një herë Francën, e cila ka bërë të mundur fluturimin e evakuimit të shtetasve zviceranë nga provinca e prekur në Kinë: “Kjo masë ishte e nevojshme për shkak të situatës së jashtëzakonshme”.
Ende e paqartë çështja e kostos për të kthyerit nga Kina
Ende është e paqartë nëse shtetasit zviceranë që janë në karantinë në Francë do të duhet të ndajnë koston e kthimit. Sipas Hans-Peter Lenz nga EDA, kjo ende nuk është vendosur.
Ministria është në kontakt me autoritetet franceze.
Qeveria federale ndërkohë ka forcuar punën rreth informimit në aeroportet e vendit. Udhëtarët këshillohen që nëse shohin t`u jenë shfaqur simptomat e njohur, në rast se kanë qenë në Kinë, duhet të telefonojnë menjëherë mjekun e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve














