Koronavirusi: çast pas çasti
Zvicër: Nga e hëna, SBB mobilizon mijëra veta për pastrimin e trenave
Vetëm për pastrimin e trenave, në gjithë Zvicrën do të angazhohen jo më pak se mijëra veta në të gjithë Zvicrën
Ndërmarrja Federale e Hekurudhave (SBB) nesër (e hënë) rifillon orarin e rregullt të qarkullimit të trenave, pas një periudhe pothuaj dymujore me orar të reduktuar për shkak të koronavirusit. Me këtë rast SBB ka vendosur të marrë përforcime për pastrimin e trenave dhe të stacioneve të trenave, shkruan sda.ch.
Sipas kompanisë, rreth një mijë veta, pjesëtar të stafit të pastrimit do të jenë të angazhuar në trena, transmeton albinfo.ch. Ata pritet të pastrojnë trenat e caktuar edhe kur trenat janë në lëvizje dhe jo vetëm kur ata pushojnë, siç ndodh në kushte normale.
Në stacionet e trenave, ekipet e pastrimit po kujdesen në mënyrë të shtuar për dezinfektimin e sipërfaqeve të kontaktit siç janë mbështetëset, parmakët dhe automatët e bilatave. Të gjitha këto tani pastrohen gjashtë herë në ditë në vend të vetëm tre herë, sa pastroheshin më parë, ka thënë të dielën një zëdhënës i SBB për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.
Edhe në trena do të pastrohen gjithashtu dorezat, butonat, parmakët dhe tualetet, të gjitha deri në gjashtë herë në ditë, përcjell albinfo.ch. Vetëm për pastrimin e trenave, në gjithë Zvicrën do të angazhohen jo më pak se mijëra veta në të gjithë Zvicrën. Në 25 linja, trenat pastrohen gjatë kohës sa ata janë në lëvizje.
SBB gjithashtu zotohet të kryejë pastrim të plotë gjatë natës, me ç`rast bëhet pastrimi i sipërfaqeve të kontaktit ashtu si dhe dezinfektimi i dyshemeve dhe dritareve. Veç këtyre, një herë në javë bëhet një pastrim intensiv i zonave të brendshme dhe të jashtme të trenave.
Shishet plastike me dezinfektues janë vendosur në hyrje të stacioneve më të mëdha të trenave. Po ashtu aktualisht konsumatorët kanë mundësinë e përdorimit falas të toaleteve, që ndryshe janë me pagesë, përcjell albinfo.ch. Bëhet fjalë për stacionet e trenit në Bazel SBB, Bellinzona, Bernë, Gjenevë, Lozanë, Locarno, Lucern dhe Stacionin kryesor të i Trenit në Cyrih. Kjo do të praktikohet deri në njoftimin e ardhshëm.
Kompanitë e transportit publik u rekomandojnë shprehimisht pasagjerëve që të mbajnë maska higjiene me rastuin e shfrytëzimit të transportit publik, në kushtet kur nuk mund të mbahet distanca prej dy metrash. Ata mund të blejnë maska në dyqane të ndryshme në stacionet e trenit, si në kioska, farmaci dhe supermarkete. Ato gjithashtu duhet të ofrohen edhe në automatet “Selecta” që ndodhen në shumë vende në çdo stacion hekurudhor-.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën Në kuadër të zgjedhjeve lokale të marsit, Lozana po përballet me sfida të mëdha si rritja... -
Mario Fehr: Zvicra dhe Kosova kanë një miqësi të thellë, histori dhe vlera të përbashkëta -
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit
Jeta në Zvicër
-
Mediat austriake: Valon Berisha e pa nga afër aksidentin ku mbeti i vdekur kushëriri i tij Mediumi austriak “Krone” ka raportuar sot për aksidentin fatal të cilin nga afër e pa futbollisti... -
Auron Shaqiri: Zëri i qytetarëve dhe i diasporës mund të ndryshojë Lozanën -
Rritja e planifikuar e TVSH-së në Zvicër shihet si një ‘sakrificë e menaxhueshme’ -
Qentë ndryshojnë ndjeshëm ajrin në shtëpi, thonë shkencëtarët zviceranë -
Familjet zvicerane ja dalin më mirë në krahasimin ndërkombëtar













