Lajme
Zvicër: Nuk u kursye energji elektrike sa pritej
Nga tetori 2022 deri në mars 2023, konsumi i gazit është ulur pak më shumë se objektivi prej 15%, raportoi të enjten televizioni publik RTS, përcjellë albinfo.ch.
Plani i kursimit u vendos nga qeveria në gusht 2022 si pjesë e përpjekjeve në mbarë Evropën, kjo parashihte nxitjen e familjeve, industrisë, shërbimeve dhe institucioneve publike që të reduktonin termostatin, duke qenë se ngrohja përbën tre të katërtat e gazit të konsumuar në dimër. Gjithashtu u inkurajua kalimi vullnetar i instalimeve me karburant të dyfishtë nga gazi në naftë, shkruan Swissinfo.ch, përcjellë albinfo.ch.
Po një objektivë tjetër e vendosur nga qeveria, ajo për uljen e konsumit të energjisë elektrike prej 10% nuk u arrit. Sipas RTS-së, konsumi ra vetëm 4%, përcjellë albinfo.ch.
Parlamentarja e Partisë së Gjelbër, Delphine Klopfenstein i tha RTS se ishte ende e rëndësishme të bëhej më shumë për të shmangur mungesat në të ardhmen. Fushata e qeverisë për të inkurajuar kursimet, e nisur gjithashtu gushtin e kaluar, duhej të shoqërohej nga stimuj dhe masa detyruese, tha ajo, përcjellë albinfo.ch.
Sipas Zyrës Federale të Energjisë, konsumatorët duhet të vazhdojnë të bëjnë përpjekje për të reduktuar vullnetarisht përdorimin këtë vit, veçanërisht pasi rritjet e çmimeve në tregun e energjisë. Sipas Fondacionit Zviceran të Energjisë, e hëna më 17 prill do të shënojë “ditën e pavarësisë së energjisë” të vendit – dita në të cilën mbaron prodhimi vendas i energjisë i vendit për vitin dhe ai bëhet i varur nga importet nga jashtë. Mbi 70% e burimeve energjetike të Zvicrës vijnë nga jashtë, tha fondacioni të premten. Kjo është më pak nga 80% dy dekada më parë. Nga krahasimi evropian, shifra është mesatare; Estonia është më e pavarur nga energjia, me 98%, shkruan swissinfo.ch, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre










