Gjuha
Zvicër: Prindërit e fëmijëve shqiptarë nuk e harrojnë Ditën e Mësuesit
Vetëm 7 deri 8 % e fëmijëve shqiptarë në Zvicrën lindore ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe, LAPSH-i nuk është i kënaqur dhe kërkon nga prindërit që të reflektojnë pozitivisht e ti dergojnë fëmijët e tyre në shkollat shqipe.
Në kuadër të Ditës së Mësuesit të shkollës shqipe që shënohet me 7 mars, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Sankt Gallen, ka mbledhur të dielën në sallën e qytetit Rorschach një numër të madh të prindërve me fëmijë për ta kremtuar Ditën e Mësuesit.
Fëmijët e shkollave shqipe të këtij regjioni kanë shfaqur një program të pasur kulturo-artistik me recitime e këngë të zgjedhura nga programi i tyre shkollor.
Krahas manifestimit me poezi e këngë, Këshilli i Prindërve ka ndarë mirënjohje për mësueset dhe mësuesit e shkollës shqipe. Falënderime e mirënjohje për punën vullentare kanë marrë edhe prindërit dhe aktivist që kanë kontribouar në mbarëvajtjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe.
Albinfo.ch ju sjell atmosferën e këtij manifestimi përmes fokusit të gazetarit me ilustrime nga vendi ku është kremtuar Dita e Mësuesit.
Mbi gjendjen e organizimit të mësimit plotësues në këtë regjion albinfo.ch i ka marrë një intervistë mësuesit të palodhshëm, kryetar i LAPSH-it, Vaxhid Sejdiut.
Albinfo.ch: Si qëndron organizimi i mësimit plotësues në kantonin e Sankt Gallenit?
Vaxhid Sejdiu: Shkolla shqipe është e organizuar në kuadër të Lidhjës së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në St. Gallen dhe në ato vende ku ka nevojë, janë të hapura edhe pikat shkollore, siç është në qytetin St. Gallen, në Rorschach, Sargans, Mels, Buchs, Sevelen, Flums, Valenstadt, Degersheim, Wattwil, Wittenbach, Gossau, Altstätten, Heerbrugg e Balgach. Në këto shkolla punojnë nëntë mësuese dhe mësues prej të cilëve vetëm Qefesere Sejdiu dhe unë punojmë me orar të plotë në arsim, kurse të tjerët punojnë me orar jo të plotë, një deri në dy ditë gjatë një jave.
Albinfo.ch: Në St. Gallen jeton një numër i madh i diasporës shqiptare, sa jeni i kënaqur me numrin e nxënësve që ndjekin mësimin plotësues?
Vaxhid Sejdiu: Ne si kryesi dhe si Këshill i Arsimtarëve nuk jemi të kënaqur, për arsye se numri i nxënësve që ndjekin mësimin plotësues është simbolik në krahasim me numrin e përgjithshëm të nxënësve, por ne punojmë me ato kushte që kemi, dikund ka më tepër e dikund tjetër më pak nxënës. Ne mundohemi t’i mbajmë ato pika shkollore që mund të mbahen. Është dhimbje e madhe, është plagë shumë e rëndë ku në shumë vende nuk ka pika shkollore ose sikur është qyteti Rorschach që ne e mbajmë sot këtë manifestim apo në Sankt Gallen, ku numri nuk shkon me tepër se 10 nxënës dhe për këtë arsye prindërve shqiptarë gjithmonë ju bëjmë apel që ti dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë shqipe sepse shkolla shqipe është i vetmi instuticion ku fëmijët në mënyrë institucionale, në mënyrë të rregulltë mund ta mësojnë gjuhën e tyre amtare. Infrastrukturën e kemi qind për qind të ofruar prej institucioneve zvicerane, tani na mbetët të reflektojmë pozitivisht për fëmijët tanë- t’ua ruajmë gjuhën e nënës dhe ti dërgojmë fëmijët në shollën shqipe.
Abinfo.ch: A keni statistika sa fëmijë ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe në këtë kanton?
Vaxhid Sejdiu: Momentalisht numri i nxënësve që ndjekin shkollën shqipe në këtë kanton është rreth 350 nxënës, mirëpo ky numër është i vogël dhe në përqindje të shqiptarëve që jetojnë këtu, mund të llogaritet në 7 deri 8 përqind fëmijë që ndjekin mësimin shqip.
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Kurti zhvillon takimin e parë në Davos me ministrin kanadez për promovimin e eksportit Në takimin e tij të parë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri në detyrë i... -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, faturat mjekësore në 2026 vijnë me QR Code për rimbursime më të shpejta Nga viti 2026, faturat mjekësore në Zvicër kanë një ndryshim të rëndësishëm: çdo faturë shoqërohet me... -
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur





























