Lajme

Zvicër: Pritet fillimi i vaksinimit me dozë të tretë në nëntor

Edhe Zvicra fillon shpejt me aplikimin e dozës së tretë të vaksinimit

Qeveria zvicerane ka hezituar rreth një vaksinimi të tretë “përforcues” kundër Covid-19, por presidenti i Komisionit Federal të Vaksinimit parashikon që ai duhet të jetë i disponueshëm në Zvicër “në intervalin nëntor, dhjetor, janar”.

“Deri më tani, njerëzit e vaksinuar plotësisht me vaksinën mRNA janë shumë mirë të mbrojtur nga Covid. Kështu është në të gjithë botën dhe kështu është në Zvicër”, tha Christoph Berger për televizionin publik zviceran, SRF, përcjell albinfo.ch.

“Ne jemi duke u përgatitur, ne jemi duke pritur për miratimin, dhe pastaj rekomandimi për Zvicrën do të vijë bazuar në të dhënat”.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca tashmë japin masa përforcuese për të moshuarit, dhe Gjermania e ka rekomanduar atë që nga java e kaluar. Në Izrael, një vaksinim i tretë është administruar që nga vera.