Lajme
Zvicër: Thirrje për më shumë teste e maska për fëmijë
Virologia e Gjenevës, Isabella Eckerle, ka bërë thirrje për më shumë testime dhe maska të detyrueshme për fëmijët më të vegjël në shkollë.
Javën e kaluar dy klasa në kantonin Aargau në Zvicrën veriore u dërguan në shtëpi, pasi tre nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19 dhe dy klasa fillore në kantonin Gjenevë gjithashtu u vunë në karantinë. Po ashtu, ka dalë që 46 nxënës janë testuar pozitivë në kantonin e Cyrihut.
Ekspertët kanë vënë në dyshim rolin e fëmijëve në transmetimin e virusit. Aktualisht autoritetet zvicerane nuk i konsiderojnë nën-12 vjeçarët si bartës të pandemisë dhe ata nuk janë testuar në mënyrë rutinore.
Problemi është se nuk ka shumë studime mbi fëmijët dhe koronavirusin, tha Eckerle të dielën për gazetën NZZ am Sonntag. Ajo tha se nuk duhet të supozojmë se fëmijët nuk janë në grupin e rrezikut. Ne e dimë se kur fëmijët infektohen, ngarkesa e tyre e virusit është po aq e lartë sa e të rriturve, tha ajo.
“Duhet testuar [fëmijët] po aq sa të rriturit. Kjo është mënyra e vetme në të cilën ne mund të zbulojmë se cilat masa janë të dobishme për të mbajtur numrin e infeksionit poshtë, në mënyrë që të kalojmë me sukses dimrin”, tha Eckerle, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
There will be without doubt positive cases in school this winter – but we can decrease the risk of further transmission, and we can decrease the risk of school closures if we prepare NOW. In my opinion, the more want schools to stay open, the more proactive we have to be 5/6
— Isabella Eckerle (@EckerleIsabella) August 24, 2020
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












