Lajme

Zvicër, trenave me dy kate u mungon besueshmëria dhe komoditeti

Edhe pse Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) investuan 32 milionë franga në trena që synonin të shkurtonin udhëtimin në linjat Lozanë-Bernë dhe në linjat Winterthur (ZH) – Saint-Margrethen (SG), ky qëllim nuk do të arrihet, shkruan albinfo.ch.

Kreu i SBB-së, Vincent Ducrot, njoftoi se trenat dykatësh që Zvicra porositi nga prodhuesi kanadez Bombardier posaçërisht për këtë qëllim dridhen shumë në kthesa, kështu që ata, në fakt, duhet të ngadalësojnë kthesat në vend që të marrin shpejtësinë, duke rezultuar në një “mungesë besueshmërie dhe rehatie”.

Që kur u vunë në shërbim në vitin 2018, këta trena janë goditur gjithashtu nga një sërë avarish teknike dhe vonesash masive, tha Ducrot.