Lajme
Zvicër: Vaksinimi i tretë mund të fillojë në fund të tetorit
Miratimi është i mundur të fillojë deri në fund të tetorit nëse kompanitë bashkëpunojnë, ka thënë Claus Bolte nga Swissmedic
Shumë njerëz në Zvicër po presin me padurim vaksinimin e tretë. Siç është raportuar tashmë, kanë filluar të shtohen rastet e vdekjes së të moshuarve që kanë marrë dy dozat e para të vaksinës.
Vaksinën përforcuese dhe efektin e saj tashmë e kanë provuar vendet si Izraeli, SHBA, Austria etj., shkruan srf.ch.
Por, në Zvicër po mbretëron një mungesë gatishmërie për ta bërë këtë. Deri më tani, Instituti zviceran i produkteve terapeutike Swissmedic nuk ka pranuar të caktonte një datë të miratimit të vasinës përforcuese.
Ndërkaq Claus Bolte, Shef i Autorizimit në Swissmedic, është bërë për herë të parë sot më specifik lidhur me terminin në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Ai, në magazinën e lajmeve të televizionit SRF, “10vor10” ka thënë: “Po flas për disa javë, ndoshta dy ose tri. Kjo tani në thelb varet nga kompanitë dhe kur ato do t’u përgjigjen pyetjeve tona në mënyrë të tillë që ne gjithashtu të mund të japim miratimin”.
Miratimi është i mundur të fillojë deri në fund të tetorit nëse kompanitë bashkëpunojnë, ka thënë Bolte. Atëherë asgjë nuk do ta pengojë më vaksinimin përforcues në Zvicër.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel













