Lajme
Zvicër: Vdes një person i vaksinuar, nuk dihet nëse kjo lidhet me vaksinën
Të kujtojmë, vaksinimet e para në Zvicër janë bërë në Lucern dhe në kantonet tjera të Zvicrës qendrore, më 23 dhjetor
Ka vdekur një person në Zvicër i cili është vaksinuar kundër koronavirusit në fund të dhjetorit. Nuk dihet nëse vdekja e tij ka pasur lidhje me vaksinimin.
“Ne jemi të informuar për rastin”, ka thënë një zëdhënëse e departamentit shëndetësor të kantonit të Lucernit të mërkurën për agjencinë e lajmeve Reuters.
Të kujtojmë, vaksinimet e para në Zvicër janë bërë në Lucern dhe në kantonet tjera të Zvicrës qendrore, më 23 dhjetor.
Autoritetet e kanë raportuar rastin tek Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, e cila është përgjegjëse për miratimin e vaksinave, transmeton albinfo.ch. Zëdhënësja nuk ka dhënë detaje të tjera. Ajo po ashtu nuk ka dhënë ndonjë informacion nëse vdekja kishte të bënte me vaksinimin.
Deri më tani, në Zvicër janë miratuar vetëm vaksinat Pfizer dhe BioNTech. Me rastin e miratimit, Swissmedic kishte shkruar më 19 dhjetor se efektet anësore më të zakonshme të dokumentuara në studimet e bëra ishin të krahasueshme me ato pas një vaksinimi të gripit normal, përcjell albinfo.ch.
Swissmedic ishte zotuar të monitoronte nga afër sigurinë e vaksinës dhe të merrte masa nëse ndodhnin sinjale sigurie, qe thënë në atë kohë.
Ndërkohë, siç shkruan watson.ch, ky njoftim është përhapur nga Christoph Pfluger, i cili është aktiv në qarqet koronaskeptike dhe boton revistën “Zeitpunkt”. Sipas Pfluger, një banor i një shtëpie kujdesi për persona me demencë në një komunë të Lucernit ka vdekur dy ditë pas vaksinimit.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












