E-Diaspora
Zviceranë dhe shqiptarë, krenarë me “Nati”-n e tyre
Së bashku me grupin e shqiptarëve ishte edhe një i ri me prejardhje nga Xhamajka, i lindur në Zvicër i cili brohoriste „Kosova, Kosova! Unë jam shqiptar zezak“
Zviceranë e shqiptarë së bashku të mbledhur në organizime të ndryshme në qytetin e Cyrihut, ishin bërë bashkë për të njëjtin qëllim, për fitoren e kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror në Brazil. Edhe pse në fund u u ndanë të zhgënjyer me rezultatin, gjithsesi ata janë të kënaqur me paraqitjen e Zvicrës në këtë botëror dhe në ndeshjen e fundit.
Në mesin e të rinjve të veshur me ngjyrat kombëtare të Zvicrës, bardh e kuq që u ishin drejtuar ekraneve të mëdha, albinfo.ch ka kërkuar të takojë shqiptarë për të marrë mendimin dhe emocionet e tyre lidhur me ndeshjen.
Mirëpo, të jesh në mes të Cyrihut e të mos dëgjojsh fjalë shqipe është thuajse e pamundur. Kështu, në mesin e shukuesve takuam një grup shqiptarësh që kishin ardhur që ta përjetojnë një emocion së bashku me të tjerët.
Driton Shemsia thotë se është krenari të jem këtu, dhe të marr pjesë në këtë masë njerëzish duke brohoritur “Xherdan” etj.
„Është krenari që kemi kaq shumë shqiptarë në kombëtaren zvicerane, dhe që të gjithë janë shumë të mirë në fushë. Mendoj se kombëtarja e Zvicres pa këta lojtarë shqiptarë është shumë e dobët, dhe po të mos ishin këta lojtarë, Zvicra nuk do të ishte këtu ku është sot. Këta lojtarë si Behrami, Xhaka, si dhe tre golëshi i Shaqirit në ndeshjen e kaluar, ka bërë bujë të madhe duke i aktualizuar shqiptarët si temë në Zvicër dhe ka ndikuar po ashtu në përmirësimin e imazhit të shqiptarëve këtu“ shprehet Dritoni.
Por, si do ishte situata nëse këta lojtarë shqiptarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës do të luanin për Kosovën?
„Mendimi im është se është vështirë që këta lojtarë të përshtaten me sistemin e kombëtares së Kosovës, sepse këta jan mësuar këtu dhe nëse e ndërrojnë sistemin e lojës do ta kenë vështirë“ tha Dritoni.
Së bashku me grupin e shqiptarëve ishte edhe një i ri me prejardhje nga Xhamajka, i lindur në Zvicër. Ai madje brohoriste „Kosova, Kosova! Unë jam shqiptar zezak“ dhe qeshte. Ai kishte mësuar disa fjali shqip nga shokët e tij, dhe kishte njohuri shumë të mira për lojtarët shqiptarë të kombëtares zvicerane.
„Me sa e di unë, këta lojtarë, shumica kanë lindur këtu por ka edhe të atillë që kanë lindur ne Kosovë, mirëpo ja tash ku janë, kanë mësuar dhe janë integruar shumë mirë“ tha Sam, duke shtuar se zviceranët nuk bëjnë dallime në lojtarë dhe për ta është e njëjtë sepse të gjithë këta lojtarë kan fanella të njejta dhe kanë të njëjtin qëllim.
Në fund, loja e kundër Argjentinës ishte mjaft emocionuese. Në pjesën e dytë shtesë të lojës në minutën 110, Di Maria i Argjentinës shënoi gol. Kjo bëri që sallën e mbushur me të rinj, ta mbulojë heshtja dhe ta kaplonin ethet për një barazim të mundshëm. Edhe pse Zvicra pati shanse shumë të mira për barazim, loja përfundoi 1 me 0 për Argjentinën.
Visar Kryeziu
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra











