Lajme
Zviceranët “çojnë dëm” rreth 25 deri 40 % të energjisë elektrike
Sipas një raporti, 25 deri në 40 për qind të energjisë elektrike të konsumuar sot mund të kursehet, pa humbje komoditeti
Kriza e energjisë mund të shmanget me kursime dhe investime në konsumin efikas të energjisë – dhe kjo mund të bëhet në një shkallë të gjerë, transmeton albinfo.ch. Më konkretisht: deri në vitin 2030, familjet, bizneset dhe komunitetet mund të kursejnë rreth 25 deri në 40 për qind të energjisë elektrike të konsumuar sot, pa humbje komoditeti, thjesht me mjete teknike.
Kështu shkruan gazeta “SonntagsZeitung”, duke cituar një raport të Zyrës Federale të Energjisë drejtuar Këshillit Federal, raport të cilin e posedon gazeta.
Kursime të mëdha janë gjithashtu të mundshme edhe në afat të shkurtër. Sipas raportit, shumë shtëpi dhe apartamente kanë pajisje shtëpiake të vjetruara, ngrohës, kaldaja, pompa qarkulluese dhe nxehtësie që konsumojnë shumë më tepër energji elektrike sesa pajisjet e gjeneratës së fundit.
Në kompanitë industriale dhe ato të shërbimit, sasi edhe më të mëdha të energjisë elektrike shpenzohen për shkak se nuk zëvendësojnë llambat e vjetra, elektromotorët, pompat, ventilatorët dhe sistemet e ftohjes.
Sipas raportit, nëse do të shtereshin të gjitha mjetet teknike, mund të kurseheshin 14 deri në 23 teravatë orë në vit, përcjell albinfo.ch. Katër termocentralet bërthamore zvicerane së bashku japin 20 teravatë orë energji elektrike në vit.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













