Shkurt.ch
Zviceranët, kursimtarët më të mëdhenj në Evropë
Secili zviceran mesatarisht kursen 15 franga në 100 franga që disponon, ose thënë më thjesht: 15% nga fitimet
Zviceranët nuk janë vetëm më të pasurit por edhe më kursimtarët në Evropë. Këtë e tregon një studim i realizuar nga banka UBS.
Zelli i zviceranëve për kursim tregohet me atë që secili zviceran mesatarisht kursen 15 franga në 100 franga që disponon, ose thënë më thjesht: 15% nga fitimet. Këto para ata i kursejnë vullnetarisht, pa i përfshirë këtu “kursimet e detyruara” në formë të fondeve pensionale dhe sigurimeve profesionale.
Po u llogaritën edhe ato, del se helvetët kursejnë 23 për qind të të ardhurave të disponueshme, përcjell alnbinfo.ch shkrimin e mediave zvicerane. Këto shifra i ka bërë të ditura një studim i bankës UBS, i publikuar të enjten, i cili mbështetet mbi të dhënat e vitit 2013.
Shuma bruto e kursimeve të zviceranit mesatar në këtë mënyrë është dukshëm më e madhe se ajo e shtetasve të vendeve tjera të Evropës.
Një shprehi e tillë e ndihmon ekonominë e Zvicrës për të përballuar situatat e vështira financiare për arsyen e thjeshtë se ai që ka kursyer të holla, mund të shpenzojë dhe konsumojë edhe atëherë kur merr pagë diçka më të vogël.
“Gjatë krizës financiare botërore, konsumi privat dhe rrjedhimisht edhe kërkesa brenda tregut vendor, në krahasim me atë të vendeve tjera të OECD-së, kishin mbetur çuditërisht të fuqishme”, shkruajnë autorët e studimit, përcjell albinfo.ch. Një sqarim për këtë mund të jetë grumbullimi i shpejtë i kursimeve private para krizës.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht Lehtësimi i kufizimeve vlen për të gjitha ndërtesat e padëmtuara dhe të banueshme në Blatten... -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih












