Lajme
Zviceranët më optimistë se gjermanët për të ardhmen
Një studim i fundit i sociologut gjerman Rüdiger Maas ka zbuluar se të rinjtë zviceranë janë më të sigurt dhe më optimistë për të ardhmen në krahasim me ata gjermanë. Hulumtimi, i realizuar mbi të rinjtë nga 16 deri në 29 vjeç, tregon një diferencë të dukshme në nivelin e mirëqenies dhe besimit ndaj institucioneve publike mes dy vendeve, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas rezultateve, mbi 80 përqind e të rinjve në Zvicër ndjehen krenarë për vendin e tyre, ndërsa vetëm 40 përqind janë të gatshëm ta mbrojnë atë në rast konflikti të armatosur. Gjithashtu, 20 përqind e tyre janë të përgatitur të sakrifikojnë jetën për atdheun.
Në anën tjetër, vetëm 39 përqind e të rinjve gjermanë shprehin besim në institucionet shtetërore, ndërsa ndjenja e shqetësimit për të ardhmen është më e theksuar në këtë grupmoshë.
Rezultatet tregojnë një lidhje më të fortë të rinisë zvicerane me shtetin dhe një nivel më të lartë të sigurisë dhe mirëqenies, ndryshe nga rinia gjermane, e cila përballet me sfida më të mëdha për optimizmin ndaj të nesërmes, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















