Sport
Zviceranët zbuluan 133 transaksione të dyshimta në FIFA
Autoritetet zvicerane kanë hetuar 133 transaksione të dyshimta në lidhje me vendimin e FIFA-s, që kupat e Botës në vitin 2018 dhe 2022 t’u jepen Rusisë dhe Katarit, njofton Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.
Numri i transaksioneve të dyshimta është më i madh se sa ishte thënë në gusht, kur Zyra e Prokurorit raportoi se kishte hetuar 103 transaksione të dyshimta. Rusia dhe Katari mohuan të dhënat se janë të implikuar për të pasur vota të blera.
Përveç hetimeve zvicerane paralel për keqmenaxhimin financiar të FIFA-s, po hetojnë edhe autoritetet amerikane. FBI kishte akuzuar 27 zyrtarë të lartë të FIFA-s për korrupsion.
Kreu i FIFA-s, Sepp Blatter, zëvendësi i tij, Jerome Valcke dhe presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, janë suspenduar nën dyshimet për korrupsion.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













