Shkurt.ch
Zviceranët zgjedhin online himnin e ri të vendit
Një juri profesionale ka bërë përzgjedhjen duke e sjellë numrin e propozimeve nga 208 në vetëm 6 sish
Më 1 janar 2014 në Zvicër qe shpallur konkursi për krijimin e një himni të ri të shtetit. Nga ajo kohë, në adresën e shpallësve të konkursit (Schweizerische Gemeinnützige Gesellschaft) kanë ardhur 208 propozime, gjegjësisht alternativa për himnin ekzistues.
Një juri profesionale prej 30 vetash, nga qershori deri në dhjetor 2014 ka bërë përzgjedhjen duke e sjellë numrin e propozimeve në vetëm 6 sish. Katër prej tyre vijnë nga Romandia (Zvicra frankofone). 3 propozime janë përpunim i tekstit dhe melodisë aktuale ndërsa ka edhe kompozime plotësisht të reja.
Tash, “topi” është te publiku. Ai, përmes votimit online, deri më 15 maj do të përcaktohet për tre finalistët. Ndërsa nga 8 qershori deri më 6 shtator do të zhvillohet edhe një votim tjetër online për të zgjedhur himnin fitues.
Megjithatë, për të zëvendësuar himnin aktual “Psalmet Zvicerane” nevojitet miratimi nga autoritetet politike.
Vite më parë në Zvicër pati filluar një debat për ndërrimin e himnit me një tjetër më modern, që e pasqyron realitetin e kohës së sotme. Sipas atyre që kundërshtonin himnin aktual, të vjetër rreth 150 vjet, teksti i tij ishte arkaik dhe nuk korrespondon me kohën.
Në veçanti, sipas kritikëve, teksti i himnit duhet të reflektojë edhe përbërjen e re kulturore të shoqërisë së Zvicrës. Në mesin e shumë propozimeve që kishin dalë në medie, ishte edhe një i përcjellë me muzikë ballkanike!
Ata që Duan të votojnë, mund ta bëjnë këtë në linlun në vijim: https://www.chymne.ch/de
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












